20 Mayıs 2016 Cuma

Amari dhe Breshka

Amari dhe Breshka

Një ditë Amari po lexonte një nga tregimet e tij të dashura, “Lepuri dhe Breshka”. Teksa lexonte ai qeshte me atë që i ndodhi lepurushit të gjorë. Ndërsa nga breshka, ai mësoi se sa e rëndësishme është që njeriu të verë në punë mendjen dhe se zgjuarsia vlen më tepër se një garë për të treguar se kush është më i forti. Kur po mendonte këto, papritur e kuptoi se breshka e librit ishte bërë e gjallë dhe filloi t’i fliste: -“Hej, përshëndetje Amar! Sa mirë që ti je kaq i ri dhe i mençur sa të nxjerrësh një mësim nga përralla për mua dhe lepurin.” 
I çuditur, Amari e pyeti: "Po ti sa vjet je?"
Breshka u përgjigj: "Hm, unë nuk jam aq e re sa dukem, unë jam 45 vjeç. Ne breshkat jetojmë afërsisht 60 vjet. Madje ka një lloj breshke e quajtur Testudo, e cila rron deri në 189 vjet."
"Cilën stinë të vitit do ti më shumë?" e pyeti Amari.
Breshka u përgjigj: "Moti i ngrohtë është shumë i rëndësishëm për mbijetesën tonë. Temperatura e trupit tonë ndryshon sipas temperaturës së ajrit dhe është zakonisht midis 32.2° – 32.4° Fahrenait (0.1 - 0.2 gradë Celcius) më e ulët se ajo e ajrit. Sistemi ynë tretës gjallërohet me ngritjen e temperaturës. Kur na krijoi Allahu, na i dha këtë cilësi të dobishme që na i lehtëson mbijetesën në mot të nxehtë. Ne kemi nevojë për të gjitha dhuratat që na jep Ai, por Ai është i Pasuri që nuk ka nevojë për asgjë." .
kaplumbağa
Göklerde ve yerde her ne varsa O'nundur. Şüphesiz Allah, hiçbir şeye ihtiyacı olmayan (Gani)dır, övülmeye layık olandır.
(Hac Suresi, 22)
Amari e dëgjonte i habitur. Pastaj ai e pyeti: "Po ty, cili ushqim të pëlqen më shumë?"
Kaplumbağa: Sarı renkli "kaplan dişi çiçeğine" bayılırız. Biliyor musun gözlerimizin çok keskin olmasının yanısıra biz özellikle sarı rengi çok iyi algılarız. En sevdiğimiz yiyeceği kolayca bulabiliriz.
Ne breshkat vdesim për kungull të verdhë. Sytë tanë janë mjaft të mprehtë dhe e shohin ngjyrën e verdhë më mirë nga të tjerat. Kjo do të thotë se ne mund ta gjejmë lehtë ushqimin tonë të preferuar. u përgjigj breshka.
Amarit i lindi një pyetje tjetër. Ai ishte shumë kurioz dhe i tha: "Po ju, a flini në dimër?"
-"Po",- tha breshka, - kur ftohet moti, që nga tetori e në vazhdim, ushqimi gjendet me shumë vështirësi, ne bëhemi shumë të ngathëta dhe kështu e mbrojmë veten duke shkuar për të fjetur, jo pak, po, për disa muaj rresht. Në këtë kohë, rrahjet e zemrës ulen, po ashtu edhe frymëmarrja ngadalësohet. Ne flemë që nga tetori deee...ri në mars. Ne nuk kemi përse të rrimë zgjuar në dimër, duke mos pasur asgjë për të ngrënë; kjo do të ishte e pamundur për ne. Prandaj, Allahu na krijoi në këtë mënyrë. Kështu na mbron gjithmonë Allahu, duke na vënë në gjumë tamam në kohën e duhur."
Tashmë, Amari, i cili ishte bërë edhe më tepër kurioz, e pyeti: "Unë e di se ju jetoni në tokë të thatë, por kam mësuar se disa nga ju jetojnë në ujë, apo jo? Mund të më tregosh diçka për to?"
Breshka buzëqeshi dhe tha: Ke të drejtë Amar. Ne jemi disa llojesh: breshka toke, breshka lumi dhe breshka që jetojnë në det. Unë për shembull, jetoj në tokë të thatë. Më pëlqejnë fushat, toka e butë dhe hardhitë. Ndërsa, breshkave të ujit të ëmbël, ato që ju i mbani në akuarium, u pëlqejnë më shumë liqenet dhe brigjet e lumenjve. Breshkat e detit rrojnë në detet e ngrohta dhe kur u vjen koha për të lëshuar vezët dalin në tokë. Më lejo të të tregoj diçka tepër interesante për breshkat e detit të quajtura Kareta.
Kareta karetas dalin në brigjet e ngrohta për të lëshuar vezët. Është pikërisht Allahu, që i drejton breshkëzat e vogla, të cilat, sapo dalin nga vezët, drejtohen drejt vendit ku do të jetojnë përgjithmonë, në det, në sajë të dritës së vezulluar nga valët e detit. Po si e dinë këto breshkëza të vogla se deti është vendi më i mirë për të jetuar? Zoti ynë i frymëzon ato që ta kuptojnë këtë."
Amari iu përgjigj: "Ke të drejtë. Çdo njeri që ka mend duhet ta dijë se bota është e mbushur me mrekullitë e krijimit të Allahut. Ne gjithmonë duhet të sjellim ndër mend se ti dhe unë, të gjithë kafshët dhe bimët dhe çdo gjë tjetër, janë shenja të Tij. Unë u kënaqa shumë që fola me ty. Faleminderit që më tregove gjithë këto gjëra interesante. Mirupafshim, breshkë e vogël!" .
-“Mirupafshim, o djalë i zgjuar!” tha breshka dhe u largua.
kaplumbağa ve tavşan

Husejni dhe Elefanti

Husejni dhe Elefanti

Në fundjavë, nëna e çoi Husejnin në kopshtin zoologjik. Ishte hera e parë që ai shihte kaq shumë kafshë të ndryshme së bashku në një vend. Shkuan tek shtëpia e elefantit. Atje, një elefant i vogël pengohej mbi feçkën e tij dhe rrëzohej. Nëna e tij e ndihmonte të ngrihej sa herë që binte. 
Nëna e elefantit e pa Husejnin që po i shikonte me vëmendje dhe i shpjegoi: "A e sheh, është shumë i vogël dhe ende nuk di ta përdorë feçkën. Ai nuk do të largohet prej meje për 12 vitet që do të vijnë dhe mua më duhen plot 6 muaj për t’i mësuar si ta përdorë feçkën.”
fil
Husejni u përgjigj: "Unë gjithmonë kam qenë kurioz të di, përse i përdorin elefantët feçkat? Merrni frymë me to?"
Nëna elefant i filloi t'i shpjegonte: "Feçkat tona na bëjnë të ndryshëm nga të gjithë kafshët. Vrimat me të cilat marrim ajër ndodhen në fund të feçkës dhe ne i përdorim ato për të sjellë ushqim dhe ujë në gojë, për të ngritur sende dhe për të nuhatur. Me feçkat tona mund të mbajmë deri në 4 litra ujë. A e di ti se ne mund të mbajmë edhe një bizele të vogël në to? Mësoje se nuk i kemi fituar rastësisht këto gjëra. Ato janë dhuratë nga Allahu i Plotfuqishëm, i cili krijoi gjithçka."
fil
 
Pasi dëgjoi nënën elefant, Husejni vazhdoi ta pyesë: "Po si ia bëni për të gjetur ushqim të mjaftueshëm?"
Nëna elefant iu përgjigj: "Ne jemi kafshët më të mëdha që jetojnë mbi tokë. Një elefant ha rreth 330 kilogram bimë në ditë. Neve na duhet të kalojmë 16 orë në ditë duke ngrënë."
Husejni kurioz bëri gati një pyetje tjetër: "Po dhëmbët? Më trego diçka për to."
Nëna elefant vazhdoi të fliste: "Siç mund ta shohësh, unë kam dy dhëmbë të gjatë dhe të mprehtë. Ne mbrohemi me ta, gjithashtu i përdorim për të hapur gropa, për të gjetur ujë. Sigurisht që, duke bërë gjithë këto punë, dhëmbët tanë prishen dhe, për këtë arsye, Allahu i Plotfuqishëm na ka dhënë një aftësi të veçantë. Sa herë që prishet dhëmbi, del një tjetër, i ri, në vend të tij."
Husejni mendoi për një moment: "Ti tani duhet të jesh e uritur, po të gërhasin zorrët."
Nëna elefant buzëqeshi dhe tha: "Jo, kjo zhurmë nuk tregon që jam e uritur. Ne elefantët i lëshojmë këta tinguj për të komunikuar me njëri-tjetrin. A e di se ne mund të flasim me njëri-tjetrin deri në 4 km largësi?"
Husejni u habit dhe ia ktheu: "Po si flisni me njëri-tjetrin?"
Nëna elefant i tha: "Allahu na ka krijuar në ballë një organ të veçantë që lëshon tinguj që njerëzit nuk mund t'i dëgjojnë. Kështu, ne flasim me anë të një kodi, të cilin edhe kafshët e tjera nuk e kuptojnë dhe e dëgjojmë njëri-tjetrin nga distanca shumë të largëta. Siç mund ta shohësh, krijimi i mrekullueshëm i Allahut mund të vërehet mirë tek ne, elefantët, por mos harro, se ne duhet të mendojmë mbi këto gjëra dhe, në të njëjtën kohë, ta falënderojmë Allahun vazhdimisht!"
Husejni pohoi me kokë dhe i tha: "Faleminderit që më tregove gjithë këto gjëra interesante. Tani më duhet të shkoj se më pret mami."
"Mirupafshim, Husejn!" tha nëna elefant.
Rrugës për tek nëna e tij ai ecte dhe mendonte, “Kush e di sa të mrekullueshme janë krijimet e Allahut te kafshët e tjera!” 

Çfarë i Mësoi Rashidit Vëllai?

Çfarë i Mësoi Rashidit Vëllai?

Një ditë, Rashidi po kthehej nga shkolla për në shtëpi dhe qëndroi tek stacioni i autobusit. Ndërsa po priste atje, i dëgjoi zërat e disa fëmijëve të tjerë, të cilët po bisedonin me njëri-tjetrin. Atij i ra në sy se njëri prej tyre fliste me zë të lartë dhe tregonte me gisht këmishën e tij dhe një makinë elektrike që mbante në dorë. Ai filloi ta dëgjonte bisedën me vëmendje.        
Djali që po fliste me zë të lartë quhej Asim. Ai po i lëvdohej shokëve të tij për rrobat e tij të shtrenjta dhe lodrat më të fundit. Kur u kthye në shtëpi, Rashidit nuk po i dilte nga mendja ajo që dëgjoi. Zubejri, vëllai i tij, kur e pa se Rashidi kishte rënë në mendime, u ul pranë tij dhe e pyeti: 
tolga ve abisi
 
Zubejri -"Çfarë ke Rashid? Përse po mendohesh?"
Rashidi u për-gjigj: "Kur po kthehesha për në shtëpi, pashë një djalë që u lëvdohej shokëve për rrobat e shtrenjta dhe lodrat e tij të bukura. Vërtet, ai nuk mendonte fare se çfarë fliste; nuk i binte ndër mend se shokët e tij mund të mos kishin mundësi t'i blinin ato. Mendoj se sjellja e tij ishte shumë e gabuar."
Zubejri pohoi me kokë dhe ia ktheu: "Ke të drejtë, Rashid, mënyra se si foli ai djalë nuk ishte e mirë. Allahu na ka dhuruar mirësi të ndryshme. Fakti që një njeri ka më shumë pasuri, është më i pashëm apo më i suksesshëm, nuk varet vetëm nga aftësitë e tij. Allahu na i ka dhënë këto mirësi për të na provuar ne dhe për të parë se si do të sillemi ne pas dhurimit të tyre. Ai kënaqet shumë kur njeriu nuk harron për asnjë çast se është Allahu që i ka dhënë gjithçka që ai ka. Për këtë arsye, ne nuk duhet të mburremi apo të prishim sjelljen për shkak të mirësive që na ka dhuruar dhe duhet të jemi gjithmonë të thjeshtë. Sidoqoftë, shejtani fryhet dhe mburret me krenari. Nëse të kujtohet vargu që lexuam dje, fliste për këtë çështje. Allahu na mëson ne në Kuranin e Shenjtë:
"Mos u dëshpëroni tepër për atë që ka kaluar dhe as mos u gëzoni tepër me atë që u është dhënë, sepse Allahu nuk do asnjë arrogant që u lavdërohet të tjerëve.""
(Hadid: 23)
Rashidi pohoi me kokë dhe tha: "Ne nuk duhet të prishemi për shkak të mirësive me të cilat na ka bekuar Allahu dhe nuk duhet të mërzitemi apo të dëshpërohemi kur humbim diçka. A kam të drejtë, Zubejr?"
Zubejri vuri buzën në gaz: "Ke të drejtë! Allahu ka gjithçka. Ai na jep ato mirësi që dëshiron, qofshin të shumta apo të pakta, ato të gjitha janë pjesë e sprovës në këtë botë."
tolga ve abisi
Më pas, Rashidi e pyeti të vëllanë: "Në një varg Allahu thotë: "Mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete, me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre, për t'i sprovuar me të, sepse shpërblimi i Zotit tënd është më i mirë dhe i përjetshëm." (Ta Ha: 131)
Mënyra si u soll Asimi ishte e gabuar, por, a nuk u sollën gabim edhe shokët e tij, të cilët u mahnitën nga ato që fliste? A e kënaq kjo sjellje Allahun? Allahu na ka dhënë gjithçka, veshjet tona, ushqimin, shtëpinë apo makinën dhe, të sillemi kështu, vërtet, na bën të nënçmojmë vetveten, apo jo?"
Zubejri u mendua për një çast dhe tha: "Sigurisht. Ti e shpjegove mirë, por, më lë të të tregoj një histori nga Kurani. Në të Allahu na jep shembullin e dy njerëzve, njëri prej të cilëve kishte dy kopshte dhe Allahu bëri që ato të ngarkoheshin me hurma dhe drithë. Kur erdhi koha e vjeljes, të dy kopshtet e u mbushën plot. Midis tyre kalonte një lumë që i vadiste dhe ndihmonte prodhimin. Një ditë, pronari i tyre i foli shokut të tij me përçmim dhe i tha: "Unë kam më shumë pasuri dhe më shumë shërbëtorë se ti." (Kehf: 34)
Duke u mburrur me pasurinë që kishte ai shkonte në kopshtin e tij dhe i tregonte shokut të tij:
"… Unë nuk mendoj se kjo pasuri do të zhduket ndonjëherë. Nuk besoj se do të vijë Dita e Kiametit, por, nëse kthehem te Zoti im, pa dyshim që do të gjej të ardhme më të mirë se kjo."
(Kehf: 35-36)
Shoku i tij e paralajmëroi duke i thënë
: -"Pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: "Ma shae Allah, la haule ue la ku-uete il-la bil-lah"-Allahu çka do bëhet, s'ka fuqi pa ndihmën e Tij. Nëse ti më sheh mua se kam më pak fëmijë dhe pasuri se ti, mund të ndodhë që Zoti im të më japë diçka më të mirë se kopshti yt..."
(Kehf: 39-40)
Pronari i kopshtit nuk ua vuri veshin këshillave të shokut dhe më në fund Allahu e dënoi duke dërguar një stuhi, e cila i shkatërroi të gjitha të mbjellat.  Kur u ngrit në mëngjes, shkoi te kopshti dhe pa se kishte humbur gjithçka me të cilën krenohej. E kuptoi se Allahu ka fuqi të madhe dhe gjithçka është nën mbikëqyrjen e Tij. Ne nuk duhet ta harrojmë asnjëherë këtë histori, Rashid, dhe duhet të sillemi ashtu siç na mëson ajo.”
çocuklar

Omari dhe Pinguini

Omari dhe Pinguini

Një natë, para se të binte për të fjetur, Omari, bashkë me babain e tij, ndoqi një film dokumentar. Filmi fliste për kafshët dhe ai u habit shumë nga fakti se si arrijnë disa kafshë të mbijetojnë edhe në kushtet më të vështira të ambientit. Kur ra në shtrat, po mendonte për atë që kishte parë në televizor dhe nisi të imagjinonte që edhe ai jetonte atje, bashkë me kafshët. Papritur, e gjeti veten në një vend të mbuluar krejt me borë. Filloi të çapitej rreth e rrotull, kur, papritur e pakujtuar, dëgjoi një zë: -“Mirë se erdhe, Omar!”    
penguen
"Kush je ti?" -e pyeti ai.
"Unë jam pinguini." u përgjigj kafshëza e vogël.
 Krijesa që po i fliste dukej tamam sikur kishte veshur frak. Omarit i ra ndër mend menjëherë se kush ishte ai që po i fliste. Edhe dokumentari që kishte parë atë mbrëmje me babain kishte një pjesë që fliste për pinguinët.  
"Oh, po, tha Omari, unë sapo kam parë diçka për jetën tënde në televizor. Ëmmm..., është vërtet ngricë këtu. Po ti, nuk sëmuresh asnjëherë?"
Pinguini iu përgjigj:"Këtu është Poli i Jugut dhe temperaturat mund të shkojnë deri në -88°C. Kjo klimë mund t'u shkaktonte vdekjen shumë kafshëve, por, ne nuk kemi asnjë vështirësi që jetojmë këtu, kjo, falë cilësive të veçanta që na ka dhuruar Allahu. Ne nuk na bën dëm moti i ftohtë, ashtu si kafshëve të tjera, sepse nën lëkurë kemi veshur një pallto të ngrohtë prej dhjami. Kur vjen dimri, përgjatë bregdetit, ne drejtohemi për nga jugu."
Omarit i ra ndër mend përse e kishte fjalën ai dhe i tha: "Kjo do të thotë se ju migroni! Po çfarë cilësish të tjera ke ti? Për shembull, unë mësova nga dokumentari se ju kujdeseni tepër për vezët derisa të çelin të vegjlit. Më trego, të lutem!"
Pinguini buzëqeshi dhe filloi të flasë: "Ndryshe nga kafshët e tjera, vezët nuk i ngroh femra, por mashkulli. E ne e bëjmë këtë në temperturën -30°C për 65 ditë pa lëvizur asnjë çast nga vendi. Në këtë kohë, nëna pinguin shkon larg për të kërkuar ushqim për zogjtë që do të çelin. Pasi çelin, zogjtë e kalojnë muajin e tyre të parë të jetës mbi këmbët e nënës dhe të babait, sepse, nëse do t'i lëshonin, qoftë edhe për dy minuta, ai do të ngrinte për vdekje."
Omari tundi kokën i habitur: "Kjo do të thotë se ju duhet të jeni vërtet shumë të kujdesshëm, apo jo?"
Pinguini iu përgjigj: "Allahu i ka mësuar çdo kafshe se si të jetojë. Ne veprojmë ashtu siç na ka frymëzuar Ai."
Omari-"Po, ia ktheu Omari, Zoti ynë i ka mësuar çdo krijese kur dhe ku duhet të jetojë dhe si ta gjejë ushqimin. Jeta juaj, o miku im, është një shembull i mirë për këtë."
Pinguini u kthye për të ikur dhe i tha: "Ti mund të gjesh shumë shembuj edhe tek krijesat e tjera. Familja ime po më pret, duhet të shkoj tani."
Papritur, Omari dëgjoi tringëllimën e një zileje që po binte. Tashmë ishte mëngjes dhe ora me zile po bënte detyrën e saj. E kuptoi se udhëtimi i tij s’kishte qenë gjë tjetër veçse një ëndërr e bukur. 

Xhemali dhe Papagalli

Xhemali dhe Papagalli

Xhemali gjithmonë kishte ëndërruar të kishte një zog në shtëpi. Ai nuk mund t’i besonte syve atë ditë kur babai mbante në duar një kafaz të madh. Kur hapi kapakun dhe pa një papagall me ngjyrë të verdhë të ndezur dhe të purpurt, u gëzua pa masë. Atë mbrëmje, Xhemali dhe papagalli filluan të bisedonin si dy miq të vjetër.     
papağan
Xhemali e përshëndeti dhe i tha: "O papagalli bukur, unë dua të të ushqej mirë dhe të mësoj gjithçka për ty. Po, më parë, më thuaj cili ushqim të pëlqen më shumë?"
Papagalli:"Ushqimi im i preferuar janë farat."
"Po si i ha ato?" e pyeti Xhemali.
“Unë mund ta mbaj ushqimin me të dy këmbët dhe ta ha atë si një sanduiç. Jam ekspert për ta ndarë lëvozhgën e farës përgjysmë me gjuhë. Kjo është vërtet një bekim dhe mirësi nga Allahu.”   
Më pas, Xhemali e pyeti: "Jam shumë kurioz të di, nga i ke gjetur ato ngjyra të mrekullueshme në pendët e tua?"
Papagalli: -"Si të gjithë zogjtë, ngjyrat e shumëllojshme krijohen nga një substancë që ndodhet brenda në pendë, kur ato fillojnë të formohen dhe kjo lidhet me mënyrën se si reflektohet drita në to. A e di ti se, kur më bien pendët, më zëvendësohen me të reja? Sa herë që ato rriten, kanë të njëjtën ngjyrë. Kjo është një provë tjetër e përsosmërisë së krijimit të Allahut."
Xhemali pohoi me kokë: "Kjo është vërtet e mrekullueshme. Ti mund të imitosh tingujt që dëgjon. Po, më thuaj, si e bën këtë?"
Papagalli:"Po, unë mund të imitoj tingujt që dëgjoj, por nuk mund t'i kuptoj ata. Edhe kjo ndodh me vullnetin e Allahut, përndryshe, si do të mundej një krijesë si unë, pa logjikë dhe vullnet, të zhvillonte aftësinë për të imituar tinguj? Vetëm Zoti ynë i Plotfuqishëm e ka fuqinë të shpikë një zog të tillë që flet dhe ka pendë shumëngjyrëshe. Është Ai që i krijon gjërat në mënyrë të përsosur."- i shpjegoi papagalli.
Xhemali buzëqeshi i kënaqur dhe ia ktheu: "Teksa të vështroj më rritet admirimi për Allahun e Plotfuqishëm. Do të përpiqem që ti të ndihesh rehat këtu në shtëpinë tonë. Uroj t'ia kalojmë mirë bashkë, papagall i bukur!"
"Mbaj mend, i tha papagalli se gjëja më e mirë që mund të bëjmë ne kur shohim përsosmërinë e krijimit të Allahut në univers është të përkujtojmë madhështinë e Tij, ta falënderojmë dhe ta mbajmë në mendje gjithmonë."

Në Çdo Gjë Ka Mirësi

Në Çdo Gjë Ka Mirësi

Aliu është një nxënës i mirë. Ai vazhdon shkollën fillore. Mësuesi dhe shokët e duan shumë. Ai është gjithmonë i rregullt, e respekton nënën dhe babain e tij dhe më të vjetrit. Por, Aliu mërzitet tej mase për gjërat që i ndodhin dhe shqetësohet për ato gjëra nuk kanë ndodhur ende. Për shembull, kur pret që të ketë teste në shkollë, ai ka frikë se mos marrë ndonjë notë të keqe dhe, ndonëse, studion shumë për to, ai sëmuret nga shqetësimi. Kjo e bën shpesh atë të papërqendruar dhe ndonjëherë ka dhënë edhe përgjigje të gabuara për pyetje që ai i di shumë mirë. Kur ka diçka që ai nuk e bën dot, ose gjërat nuk vijnë siç dëshiron, ai mbushet me një dëshpërim të pashpresë. Inatoset me veten kur mendon se përse nuk mundi të bënte diçka, ose përse diçka nuk ndodhi ashtu siç dëshironte.   
Një ditë, kur po kthehej nga shkolla, Aliu ishte shumë i gëzuar dhe i emocionuar, si gjithnjë. Kur arriti në shtëpi, nëna po bënte gati drekën në kuzhinë. Sapo e përshëndeti, ai filloi t’i tregonte si ia kishte kaluar në shkollë. 
Ali:-"Mami, -tha ai i entuziazmuar, -ne do të shkojmë piknik me shkollën këtë fundjavë. Do të marrim me vete ushqime, do të luajmë me top, do të shëtisim, do të këndojmë këngë, do të luajmë. A nuk është e mrekullueshme?"
Nëna "Po, Ali, më dhe një lajm shumë të mirë, -buzëqeshi nëna,- eja tani, laj duart dhe fillo të bësh detyrat."
Bëri siç i tha e ëma. Lau duart dhe fytyrën dhe nisi të bënte detyrat, por ishte ende shumë i emocionuar. Po mendonte se sa shumë do të kënaqeshin në piknik. Papritur, një mendim i rrufeshëm ia përshkoi mendjen. -“Po sikur të sëmurem në fundjavë?! Atëherë nuk do të mundem të shkoj në piknik. Do të më duhet të qëndroj në shtëpi, ndërsa të gjithë shokët e mi do të kënaqen duke luajtur me top.” Menjëherë u mërzit tej mase. Gjithë gëzimi u tret. Ndërsa bënte detyrat, vazhdonte të mendonte.    
düşünmek
Në mbrëmje, erdhi babai. Më pas, nëna i thirri për të ngrënë darkë. U ulën për të ngrënë. Aliu qëndronte i heshtur dhe i ngrysur për shkak të mendimeve të këqija që i vërtiteshin në mendje. E ëma u habit kur vuri re se ai kishte ndryshuar në fytyrë. Po ashtu, edhe babai e vuri re dhe filluan të bisedonin.   
"Çfarë bëre sot në shkollë?" e pyeti babai.
“Ne mësuam plot gjëra të reja, babi. u përgjigj Aliu. Në matematikë u ngrita në dërrasë dhe zgjidha problemat që na dha mësuesi.”
ali ve babası
 
"A nuk do t'ia tregosh babit lajmin e mirë që more sot, Ali?" e pyeti nëna.
Ali:"Babi, ne do të shkojmë në piknik këtë fundjavë."
Babai:-"Oh, ky është lajm i mirë, Ali, -buzëqeshi babai,- po, ti nuk dukesh shumë i gëzuar për këtë."
Nëna e tij shtoi: "Ti ishe me të vërtetë i gëzuar kur erdhe nga shkolla, por tani dukesh i mërzitur."
Ali:-"Po, unë isha i gëzuar, por pastaj më erdhi një mendim që më mërziti."
"Pse je i mërzitur, Ali?" e pyeti babai.
Ali filloi t'i tregonte shkakun e mërzisë: "Po sikur të sëmurem në fundjavë dhe të mos shkoj në piknik? Do të mërzitem shumë."
E ëma u përpoq ta qetësonte: "Ali, ti nuk je i sëmurë tani dhe ne nuk mund ta dimë çfarë do të na ndodhë më vonë. A është e drejtë që ti të mërzitesh për diçka që nuk është e sigurt nëse ndodh apo jo?"
Babai shtoi: "Dëgjo, Ali, ti je i mërzitur, sepse shejtani të ka futur këto mendime të këqija në mendje dhe je i shqetësuar për gjëra që nuk kanë ndodhur ende. Ja ç'do të thotë të jesh i frikësuar! Të gjitha mendimet e këqija që na vijnë në mendje dhe të gjitha ankthet që ndiejmë në zemër janë shqetësime që na i shkakton shejtani. Allahu na tregon në Kuran çfarë duhet të bëjmë kur na pushtojnë këto shqetësime:
"Nëse të godet shejtani me ndonjë vesves, kërko strehim tek Allahu. Ai është Dëgjuesi, Shikuesi."
(A'raf: 200)
"Ali, shtoi nëna, kur të vijnë këto mendime të këqija në mendje kthehu menjëherë tek Allahu dhe lutu."
Babai vazhdoi t'i shpjegonte: "Allahu e ka përcaktuar që më parë gjithçka që do të ndodhë në jetën tonë. Ai dëshiron më të mirën për ne gjithmonë. Nëse nuk shkon në piknik, të jesh i sigurt se kjo është gjëja më e mirë për ty. Disa njerëz harrojnë se në çdo gjë që na ndodh ka mirësi dhe mërziten për diçka të pakëndshme që u ndodh. Por ata nuk e dinë se Allahu i ka mbrojtur me anë të saj nga diçka më e keqe. Ata nuk mendojnë në këtë mënyrë, prandaj janë gjithmonë në ankth dhe në dëshpërim."
köpek
Aliu tundi kokën në shenjë pohimi dhe tha: "Po, tani e kuptoj shumë mirë. Që prej këtij momenti, kur të më vijnë mendime të këqija në mendje, do t'i kthehem Allahut menjëherë dhe do ta falënderoj që më ka dhënë mirësi në çdo gjë."

Ahmedi dhe Rosa e Lumtur

Ahmedi dhe Rosa e Lumtur

Ahmedi, së bashku me familjen e tij, kishte shkuar për të vizituar gjyshin në fundjavë. Si zakonisht, para dreke, gjyshi e nxori shëtitje në park. Kur arritën atje, Ahmedi u gëzua shumë kur pa rosat që notonin në pellg. Gjyshi e dinte se atij i pëlqenin shumë rosat dhe kishte marrë me vete pak ushqim për to. Ia dha ushqimin dhe u ulën në një stol. Ahmedit nuk iu durua dhe vrapoi tek rosat.    
“Përshëndetje, mua më quajnë Ahmed. Ju kam sjellë pak ushqim.”
Njëra nga rosat foli dhe i tha: "Përshëndetje, Ahmed, dhe faleminderit."
Ahmedi: -"Unë po mendoja, tha ai, nëse nuk do t'ju ushqenin kujdestarët këtu, ose nëse do të jetonit në një vend pa njerëz, si do ta gjenit ushqimin?"
ahmet ve ördek
Rosa u përgjigj: - "Ne rosat, kur jetojmë në gjendje të lirë, nuk largohemi nga uji. Ne e sigurojmë ushqimin në ujë."
“Po unë nuk po shoh ndonjë ushqim atje ku po noton ti.” tha Ahmedi i çuditur. 
ördek
Rosa i shpjegoi: -"Ne e nxjerrim ushqimin nga uji në disa mënyra. Disa rosa qëndrojnë në sipërfaqe të ujit dhe hanë bimë dhe insekte. Të tjera e zhytin kokën dhe pjesën e sipërme të trupit nën ujë dhe kërkojnë ushqim me bishtin e ngritur lart. Ndërsa një grup tjetër, zhyten plotësisht nën ujë dhe e kërkojnë ushqimin gjithmonë ashtu."
Ahmedit i lindi një pyetje tjetër: "Po pse qëndroni në ujë gjithë kohën? Pse nuk ecni në tokë?"
“Këmbët tona si lopata na i lehtësojnë shumë notin dhe ne mund të notojmë shumë shpejt, por e kemi të vështirë të ecim në tokë.” iu përgjigj rosa. 
Ahmedi e pyeti sërish: "Kur unë hyj në ujë, më duhet të lëviz pa ndërprerë për ta mbajtur trupin në sipërfaqe. Ndonjëherë marr edhe komardaren që të mos fundosem. Po ju si qëndronin në sipërfaqe pa lëvizur?"
“Ashtu sikur ti nuk ke pse të lëvizësh kur merr komardaren, edhe ajri që ndodhet brenda në trupin tonë na mban sipër ujit.”iu përgjigj rosa.
Ahmedi ishte ende i hutuar dhe i tha: "Kur unë marr komardaren nuk mund të zhytem nën ujë. Po ti si ia bën?"
“Në trupat tanë ne kemi qese ajri që duken si balona të vogla.” tha rosa. Kur mbushen ato me ajër, ne qëndrojmë mbi ujë dhe kur duam të zhytemi, ne e nxjerrim ajrin jashtë qeseve. Kështu mund të zhytemi më lehtë, sepse ka më pak ajër brenda në trup.” 
"Ti mund të qëndrosh mbi ujë, mund të zhytesh nën të dhe mund të notosh për mrekulli." tha Ahmedi
Rosa vazhdoi t'i tregonte se si ajo notonte aq mirë: "Ne mund të notojmë lehtësisht për shkak të këmbëve tona si lopata. Ne i lëvizim ato përpara dhe prapa në ujë. Rrjetat në këmbët tona hapen dhe na lejojnë të bëjmë përpara në ujë me më shumë forcë."
“Tamam si lopatat që veshin të rriturit në këmbë kur shkojnë në verë për not, që të notojnë më shpejt dhe më lehtë!”brohoriti Ahmedi.
ördek
“Po, ashtu është, Ahmed.” pohoi rosa. Nëse ti do t’i kishe këmbët si të miat, nuk do të mundeshe të ecje rehat në tokë. Sidoqoftë, ne jemi shpendë uji dhe forma e këmbëve tona na mundëson të notojmë dhe të ushqehemi lehtësisht.” 
“Të gjitha rosat duken njëlloj, po çfarë ndryshimi ka midis tyre?” u fut në mendime Ahmedi.
“Ne vërtet që ngjajmë njëlloj, tha rosa, por ka mjaft ndryshime midis llojeve të ndryshme. Për shembull, rosakët kanë pendë më të ndritshme se sa rosat. Kjo është një mbrojtje shumë e rëndësishme për femrën, në kohën kur ajo ulet të ngrohë vezët. Armiqtë nuk mund ta dallojnë për shkak të ngjyrave të saj të zbehta dhe ajo është shumë e sigurt kur ngroh vezët. Ngjyrat e saj nuk ndryshojnë shumë nga toka dhe e bëjnë shumë të vështirë të shquhet edhe nga një distancë e afërt.”   
“Çfarë ndodh nëse afrohet një armik pranë folesë?” pyeti Ahmedi.
Tha Rosa: "Në këtë rast, rosakët i tërheqin vëmendjen armikut nga femra në fole duke përdorur pendët e tyre të ndritshme. Kur i afrohet ndonjë armik folesë, rosakët menjëherë fluturojnë lart në ajër duke lëshuar shumë tinguj dhe duke u përpjekur ta largojnë atë."
Në atë çast, Ahmedi pa disa rika që po notonin. Ai u habit që ato ishin aq të vogla dhe mund të notonin aq mirë dhe nuk nguroi ta pyesë rosën: -“Si mësojnë rikat e vogla të notojnë kaq shpejt?” 
ördek
"Vetëm disa orë pasi dalin nga vezët ato drejtohen drejt ujit dhe nisin të notojnë." e sqaroi rosa.
Ahmedi po vriste mendjen ç'mund t'i kishte ndodhur atij nëse do ta kishin lënë në ujë disa orë pas lindjes. Ai sigurisht nuk do të ishte në gjendje të notonte, do të gëlltiste shumë ujë dhe do të vdiste. Ai po meditonte mbi faktin se si Allahu i ka krijuar kaq përsosmërish rosat, në mënyrë që të jetojnë, të notojnë dhe të ushqehen në ujë. Gjyshi që e kishte vështruar deri atëherë, u ngrit nga stoli dhe iu afrua.
Ahmet kendisini doğduktan birkaç saat sonra suya bıraksalardı ne olurdu diye düşündü. Tabii ki yüzemez, su yutup boğulurdu. Yüce Allah’ın ördekleri suda yaşamaları, yüzebilmeleri, beslenebilmeleri için kusursuz bir biçimde yarattığını düşündü. O sırada dedesi de oturduğu banktan kalkmış, Ahmet’in yanına gelmişti.
“Gjysh, tha Ahmedi, rosat notojnë shumë mirë, apo jo? Janë kaq të lezetshme!”
Gjyshi: "Po, Ahmed. Vetëm njëra nga cilësitë e tyre të veçanta do të mjaftonte për të na treguar se sa përsosmërisht e ka krijuar Allahu çdo gjallesë. A e di ti se rosat mund të fluturojnë? Kur fluturojnë, ato ndryshojnë gjithmonë drejtim me qëllim që të mos bien pre e armiqve."
"Po si e dinë rosat, o gjysh, që duhet të ndryshojnë drejtim gjithë kohën që t'i shmangen grabitqarëve?" e pyeti Ahmedi.
Gjyshi i shpjegoi: "Ashtu siç u ka dhënë kafshëve të tjera aftësi të veçanta, Allahu ia ka dhënë këtë aftësi edhe rosave, në mënyrë që të mbrohen. Allahu krijon çfarë të dëshirojë. Në Kuran është një varg që flet për këtë:
"Allahu e krijoi çdo gjallesë prej uji, e prej tyre ka që ecin rrëshqitas në barkun e vet, ka që ecin në të dy këmbët e të tjera që ecin në të katër këmbët. Allahu krijon çfarë të dojë. Allahu ka fuqi mbi gjithçka."
(Nur: 45)

“Eja, Ahmed, dreka është pothuaj gati. Tani është koha të kthehemi në shtëpi.”
Ahmedi:-"Mirë, gjysh. Rrugës do të të tregoj çfarë mësova për rosat."
“Me të vërtetë?!” e pyeti gjysh. Po prej kujt i mësove ti gjithë këto gjëra?” Ahmedi ia shkeli syrin rosave në pellg dhe u tha mirupafshim me dorë.
Ia dha dorën gjyshit dhe u larguan. Rrugës bisedonin për krijimin e përsosur të Allahut dhe e falënderonin Atë.
ördek
Ördekler
Ördekler uçarken tıpkı çitalar gibi arabaların hızlarına ulaşabilirler. Ayrıca yırtıcı hayvanlara yem olmamak için de uçarlarken sürekli yönlerini değiştirirler. Suya dalmaları gerektiğinde bunu o kadar hızlı bir şekilde yaparlar ki, avcılar onları avlamakta çok zorlanırlar.